Votimi i qeverisë dhe programi, kryetari Niko Peleshi: Hap i rëndësishëm në rrugën europiane drejt Shqipërisë 2030

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vlerëson miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave si një hap të rëndësishëm në rrugën europiane drejt Shqipërisë 2030.

Në një reagim të Kuvendit, thuhet se Peleshi thekson se Kuvendi do të vijojë punën mbi bazën e Kushtetutës, Rregullores dhe Kodit të Etikës, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe standarde të larta pune.

Me 82 vota programi i qeverisë ”Rama 4” u miratua nën kaosit që u krijua në Kuvend, ndonëse pritej që seanca të zgjaste për më shumë se 24 orë. Mazhoranca vendosi të kalojë menjëherë në votim, pas dy paralajmërimesh nga kreu i qeverisë dhe drejtuesi i grupit të PS se nëse nuk do të lejohej debati do të votonte programin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tensioni nisi pasi kryeministri Edi Rama i “dha fjalën” ministres digjitale, Diella. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë gjë duke vijuar ta cilësojnë Diellën si antikushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?