Vrasjet mes shqiptarëve ia kalojnë ISIS-it këto ditë

 

Nga Mentor Kikia/

Bilanci i vrasjeve ndër shqiptarë, në tre ditët e para të këtij viti, duket se ia ka kaluar edhe ISIS-it. Por, më shumë se numri i viktimave, ajo që vlen të “analizohet” janë motivet, që duket se janë unikale. Njëri vret gruan për xhelozi, e pastaj edhe veten natën e vitit të ri, tjetri vret dy vëllezër se nuk i jepnin vajzën për nuse. Dhe vulën ia vë qytetari nga fshati Luz i Vogël i Kavajës. Ai vrau fqinjin pse po pristeplepin që ishte në kufi mes dy parcelave të tokës dhe degët ranë në tokën e tij. Saktësisht, një njeri u vra për atë grumbullin e druve që tregohet në foton e parë.


Cdo koment duket i kotë!
Situata duket vërtet e rëndë dhe është një rast i mirë për opozitën të ngrejë zërin politikisht. Por unë jam i bindur, tragjikisht, se nuk ka polici në botë të parashikojë e për pasojë të parandalojë këto lloj krimesh mes shqiptarëve.
Sepse nuk ka polici në botë të parandalojë zemërimin e sedrës së vrarë të malësorit shqiptar kur i refuzojnë nusen.
Sepse nuk ka polici në botë të parashikojë e parandaloje një hajvan që merr ciften e i bie komshiut pse ranë degët e pemës në arën e tij.
A ka të tjerë krime që mund të parandalohen? Padyshim, ka dhe ka shumën, vecanërisht ato që kanë për shënjestër persona që kanë qenë njëherë në burg për vrasje, apo që nuk janë arrestuar fare, e kanë dalë të “pafajshëm”. Por ka ca vrasje që janë vetëm “Made in Albania”.


Po aksidentet?
Ato janë pak, seriozisht e them që janë shumë pak. Mjafton të shkoni, të paktën, në ndonjë vend fqinj dhe të shikoni standartin e rrugëve dhe korrektesën e shoferave. Nëse shikoni ndonjë idjot që fluturon e shkel rregullat, dije që është shqiptar. Pastaj hajdeni këtu e shikoni rrumpallën, pa sinjalistikë e pa tabela, të rrugëve dhe lukuninë e shipove që nxitojnë si të çakërdisur, që s’pyesin as për sinjalistikë, aty ku është, as për polici e për asgjë. Nuk besoj se ka shofera në ndonjë vend tjetër që shkuajnë sms apo hedhin foto në facebook duke drejtuar makinën!

SHKARKO APP