Vrau dhe groposi laçjanin, autori tregon arsyen

Gjykata vendosi arrest me burg për Hysni Ramën, autorin e dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit nga Laçi, Kejsi Hysa.

Ai u kap disa ditë pas zhdukjes së Hysës, për të cilin familja denoncoi publikisht.

Gjykata e Krujës ka vendosur sot arrest me burg për Hysni Ramën, pronarin e një mobilerie që akuzohet se vrau 34 vjecarin nga Laçi, Kejsi Hysa.

Para gjykatës, i akuzuari nuk pranoi të flasë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se e kishte vrarë Hysën për shkak të një shume të madhe parash që i kishte marrë borxh në formën e fajdes!

Gjykata e Krujës la në burg Hysni Ramën, autorin e dyshuar të vrasjes së 34 vjecarit nga Laçi, Kejsi Hysa.

Në seancën për masën e sigurisë, ai nuk pranoi të flasë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje kishte pranuar vrasjen e Hysës për një sasi parash që i kishte borxh, e cila ishte 8 mijë euro.

“E vrara para se të na vriste” deklaroi ai gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit mbi baza të provave shkencore.

34 vjecari u vra me një plumb në kokë, ndërsa u gjet 9 ditë pasi ishte denoncuar i zhdukur i groposur në afërsi të fshatit Shelqet të Krujës.

Policia kishte tre vjet e që kishte shpallur në kërkim Kejsi Hysën, pasi akuzohej si i përfshirë në një vrasjen e Edmond Theodhorit, ngjarje e ndodhur në Sarandë në korrik të 2015-ës.

SHKARKO APP