Vr@sja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit. Elvis dhe Gjon Shkambi kërkojnë falje

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn. Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani dhe nën masa të rrepta sigurie.

Mësohet se Elvis dhe Gjon Shkambi kanë kërkuar falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, duke deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një tronditjeje të lartë psiqike, për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve që lidhen me një çështje pronësie.

Avokati i autorit, Kujtim Ibra tha se arma me të cilën ka qëlluar gjyqtarin në sallën e gjyqit nuk ka qenë me leje, por Elvis Shkambi pretendon ka armë pasi ka punuar si punonjës sigurie në disa institucione.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbatim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati Ibra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, roja i sigurisë së Apelit i cili akuzohet për shpërdorim detyre, mësohet se ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë i sëmurë. Banush Koxhaj ka pretenduar se i kishte kërkuar leje kancelares së Gjykatës 1 orë para se autori dhe xhaxhai i tij të kalonin në detektor, por nuk e kishin zëvendësuar.

Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit pasditen e 6 tetorit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?