Vr*sja e gjyqtarit, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për autorin dhe porositësit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas ekzekutimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja. Ai kërkon dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit. Ngjarja ndodhi këtë të hënë, teksa gjyqtari ishte në një seancë në Gjykatën e Apelit.
“Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend. Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë”, shkruan Berisha në Facebook.
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda godinës së Gjykatës së Apelit. Autori është arrestuar dhe është identifikuar si Gjon Shkëmbi. Përveç gjyqtarit, mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e birë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës.
KOHA JONË SONDAZH

