Vr*sja në Rinas, Berisha: Nuk mund të ndodhte veçse me një bashkëpunim të policisë me vr*sësit

Kryetari i PD, Sali Berisha e quanin që ekzekutimin e ndodhur në vendin më të sigurt të Shqipërisë se ka ardhur si pasojë e një bashkëpunimi të ngushtë të policisë me vrasësit. ”Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferini drejtorit të këtij shërbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë”,-shkruan Berisha.

Postimi i plotë

A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzektutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferini drejtorit te ketij sherbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në atë vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit. Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty. Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për tu hetuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?