”Vrunduj-vrunduj me turistë”, Rama poston pamjet nga Tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kryeqyteti, duke e shoqëruar postimin me shprehjen: “Vrunduj-vrunduj me turistë”. Në video shihen rrugët e Tirana të mbushura me vizitorë të huaj, të cilët po shijojnë atmosferën, kulturën dhe jetën urbane të qytetit. Sipas Ramës, fluksi i turistëve është një tregues i qartë i rritjes së interesit ndërkombëtar për Shqipërinë si destinacion turistik. Më herët Rama është shprehur se Tirana po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë tërheqëse, falë transformimeve urbane, zhvillimit të infrastrukturës dhe promovimit të vendit jashtë kufijve.
KOHA JONË SONDAZH

