Vuani nga nervi shiatik? Njihuni me disa nga mënyrat e kurimit
Shiatiku zakonisht mund të trajtohet me sukses nga një periudhë e shkurtër pushimi dhe aktiviteti të kufizuar. Shmangni qëndrimet e zgjatura në krevat pasi mund ta përkeqësojnë dhimbjen e nervit shiatik.
Filloni ushtrime të buta/lehta për të përmirësuar lëvizshmërinë dhe forcuar muskujt e shpinës sa më shpejt që të mundeni. Nëse nuk ndjeni ndonjë përmirësim, duhet të njoftoni mjekun.
Terapia fizike mund të jetë e dobishme. Për të lehtësuar inflamacionin përreth nervit, mjeku mund t’ju rekomandojë ndonjë teknikë alternative duke përdorur kompresa të nxehta dhe të ftohta.
Gjithashtu, ju mund të keni nevojë të merrni acetaminophen (paracetamol) për dhimbjen, apo barna antiinflamatore, të tilla si naprokseni, ibuprofeni ose aspirinë për dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan “shëndeti”.
Medikamentet që përdoren për të trajtuar dhimbjet nervore kronike mund të jenë të dobishme. Ato përfshijnë amitriptiline dhe Gabapentin. Në raste të rënda, një injeksion i një anesteziku me veprim të gjatë bashkë me një mjekim me kortizonik mund të japë lehtësim. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se injeksionet me kortizonikë për dhimbjet e fundshpinës dhe të nervit shiatik nuk i lehtësojnë dhimbjet afatshkurtër apo afatgjatë më mirë se injeksionet që nuk përmbajnë kortizonik.
Këto injeksione zakonisht bëhen në qendrat e specializuara të menaxhimit të dhimbjes. Ka edhe mundësi të tjera jomedikamentoze, të cilat përfshijnë manipulimet kiropraktike, akupunkturën, masazhet dhe joga, ato mund të jetë e dobishme, edhe pse nuk ka siguri se sa mirë mund të trajtojnë në krahasim me trajtimet konvencionale. Kirurgjia mund të jetë e nevojshme nëse dhimbja nuk lirohet me terapi të tjera ose dobësia e këmbëve vazhdon, veçanërisht nëse vjen duke u përkeqësuar. Kirurgjia është më efektive kur ka një hernie diskale të qartë që është duke shtypur rrënjën e nervit shiatik të përfshirë.
Prognoza
Pjesa më e madhe e rasteve të shiatikut mund të kontrollohen me kujdes të thjeshtë në shtëpi. Për shumicën e njerëzve, masat bazike parandaluese janë të mjaftueshme për shiatikun që të mos përsëritet, edhe pse sëmundja mund të jetë kronike. Disa njerëz kërkojnë kirurgji për dhimbje të vazhdueshme ose dobësi të këmbës.