Xhensila e ka një pikë të dobët

“Janë të shumtë njerëzit që më mbështesin në projektet e mia, duke filluar nga fansat e mi, familjarët, shoqëria dhe një ndihmesë të jashtëzakonshme ma jep edhe partneri im.

Më besoni, pa ndihmën e tyre nuk do të isha kjo që jam sot, ata janë pjesë e sukseseve të mia. Unë kam shumë njerëz dashamirës që kujdesen për mua dhe për imazhin tim. Gjithmonë më japin këshilla dhe kritika të mira.

Por, nëna ime është ajo që në çdo moment qëndron vigjilente. Ajo gjithmonë e gjen mënyrën dhe kohën e duhur për të m’i thënë gjërat siç janë. Nëna është personi që më njeh më mirë dhe di potencialin tim, si dhe pikat e mia të dobëta.

Ajo gjithnjë kujdeset për mua dhe m’i thotë gjërat si janë, pa bërë furça. Ajo është kritikja më e drejtpërdrejtë imja”, tha Xhensila./Kosovarja/

 

SHKARKO APP