Xhesika Ndoj zbulon “identikitin” e deputetit. Ështëi PD, nga veriu, rreth të 40-tave

Këngëtarja Xhesika Ndoj zbulon “identikitin” e deputetit që i ka kërkuar të bëhet shoqëruesja e tij, kundrejt premtimit se me të do të jetojë si grua sheiku. Në intervistën e dhënë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, këngëtarja zbuloi se deputeti i përket Partisë Demokratike, se është nga veriu, se është rreth të 40-tave, se është përgjithësisht i palestruar, e se është i martuar e me fëmijë. Sipas Ndojit, oferta e deputetit ka qenë këmbëngulëse, madje deri 3 ditë më parë.

Këngëtarja tha se në disa raste, për të larguar hipotezat, e ka ngatërruar qëllimisht përkatësinë politike në intervistat e tjera, por konfirmoi se personi është publik dhe se është demokrat. Edhe pse nuk e përjashton mundësinë e një pranimi të kësaj oferte më vonë, pasi është single, këngëtarja theksoi se nuk është e vetmja të cilës i kërkohen favore shoqërimi, pasi edhe disa mikesha të saj kanë patur kërkesa më parë nga deputetë apo ministra. Sipas saj, këta lloj tipash janë si sponzor për shoqet e saj dhe asgjë më tepër. Xhesika Ndoji deklaroi se pak ditë më parë ka marrë mesazhe edhe nga kryeministria, ku i është kërkuar kundrejt parave, të zbulojë emrin e deputetit, për të cilin përflitet lidhja e saj. Por sipas saj, këtë kërkesë thjesht e ka lënë pa përgjigje.

Lidhur me jetën e saj private, këngëtarja tha se është nënë e një vajze 5 vjec dhe se para pak ditësh ka bërë gjoksin, për tu dukur në formë. Ndërsa në lojën që Turjan Hyska i ka bërë, për preferencat për disa karakteristika të deputetëve e politikanëve, Ndoji i ka preferuar Lulëzim Bashën, duke i dhënë atij notat më të larta për vetitë e mashkullit që ajo preferon. Pas tij renditi Ramën, Ristanin, Bracen, Nokën, Tahirin, Rucin, Manjanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?