Xhihadi dhe terrori zbresin në Kopenhagë
Një person humbi jetën dhe të paktën dy u plagosën kur u hap zjarr në një lokal në Kopenhagë, ku pritej të fliste një karkaturist që ka satirizuar Profetin Muhamed. Dëshmitarët thanë se një person me maskë hapi zjarr në lokalin e kryeqytetit të Danimarksë dhe pastaj iku. Vitrina prej xhami e kafenesë, ishte e mbushur me vrima nga plumbat. Policia po kërkon për dy të dyshuar.
Incidenti ndodhi gjatë një aktiviteti për lirinë e shprehjes, organizuar nga Komiteti per Lars Viksin. Kjo organizatë mbështet karikaturistin suedez, Lars Viks, i cili u bë i njohur në vitin 2007 kur botoi një karikature të Profetit Muhamed me trupin e një qeni. Që në atë kohë ai ka jetuar nën mbrojtjen e masave të rrepta të sigurisë. Vilks nuk pësoi dëmtime nga sulmi, ashtu si edhe Ambasadori i Francës në Danimarkë, Francois Zimeray, por një zëdhënës i organizatës e quajti aktin, një atentat ndaj jetës së Vilksit. Ambasadori Zimeray ishte parashikuar të fliste për sulmet e muajit të fundit në Paris ndaj revistës Charlie Hebdo dhe një dyqani hebraik. Sulmet e kryera nga ekstremistë myslimanë shkaktuan vdekjen e 20 personave, përfshirë autorët. Presidenti francez, Francois Hollandë tha se do të dërgojë në Danimarkë Ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve. Kryebashkiaku i Kopenhagësm Frank Jensen tha se është “thellësisht i indinjuar” nga sulmi. Ai tha se është herët që të dihet motivi por shtoi se “duket për fat të keq të jetë një sulm i dhunshëm ndaj lirisë së shprehjes”.