Xholi i përgjigjet anëtares së KLP: Do të sajdisja me ndonjë kafe, SPAK i bën të mira

Adnan Xholi ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e SPAK-ut përpara anëtarëve të KLP.

Një prej anëtareve të KLP, Arta Mandro i drejtoi pyetje Adnan Xholit, në garë për drejtimin e SPAK.

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj si femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do të jetë ligjore. Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK, e bëjnë të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare.

Xholi: Akoma më mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?