Yiwu, qyteti kinez që fabrikon Krishtlindjet tona

Qyteti Yiwu, rreth 300 kilometra në jug të Shangait, është bërë qendra e botës për shitjet me shumicë. Ndër tregjet e tij të shumtë më i madh është ‘China Commodity City’, një ekspozitë e përhershme me më tepër se 60 mijë tregtarë.

foto1

Është Krishtlindje për të gjithë fëmijët, përveç se për Shi dhe fëmijët si Shi. Është Krishtlindje për të gjithë fëmijët, përveç fëmijëve të Yiwu, metropolit me mbi 1 milion banorë që i bën mundur gjithë botës të shijojnë Krishtlindjet. Më tepër se 60 për qind e dekorimeve që zbukurojnë shtëpitë tona vijnë prej këtej; nga 800 fabrikat e qytetit të cilat faturojnë 206 mln dollarë çdo vit.

foto2

Në to punësohen edhe fëmijë si Shi, të cilët pagesën preh 10 yan, pra një dollarë e gjysmë në ditë që fitojnë të rriturit, e shohin vetëm në ëndërr. Për burrat punët më të vështira, për gratë, nga të cilat shumë të moshuara, detyra më të lehta si qepja dhe hekurosja. Fëmijëve si Shi u lihet detyra për të palosur dhe vendosur në rafte rrobat e Babagjyshit të Viti të Ri.

foto3

“Nuk punoj gjatë gjithë kohës që punon nëna ime, por më duhet ta pres këtu”, rrëfen Shi.

foto4

Është Krishtlindje për të gjithë fëmijët, por për fëmijë si Shi Krishtlindje është gjatë gjithë viti. Fabrika e zbukurimeve të Vitit të Ri nuk bën kurrë festa, dhe faji për një herë të vetme nuk është i Perëndimit.

foto5

Vetëm nëse je i krishterë, ose me një leje shumë të veçantë nga puna, mund të shkosh në meshën e Krishtlindjes, që fatmirësisht këtë vit qëllon ditë të diele.

foto6

Por në këtë vend numrat janë gjithçka; në vendin me popullsinë më të madhe në botë, të krishterët që sot janë 100 mln, do të bëhen 250 mln në vitin 2030, duke e bërë Kinën kombin, pra edhe tregun më të krishterë të planetit. Jo se kjo i intereson shumë Cai Qinliang, zëvendës president i komisionit të dhuratave të Vitit të Ri në Yiwu.

foto7

“Se mos i jemi mirënjohës Krishtlindjeve, – thotë ai për Daily Telegraph, – të mos ishte për njerëzit tanë, do të fitonte para me diçka tjetër”.

foto8

foto9

foto10

SHKARKO APP