Z. Kryeministër, nuk shkruaj më për ju

Nga Ahmet Dorsun*/

I nderuar Z. Rama,

Për Prof.Dr.Adriatik Kallullin ‘’njeriut që ndriçoi me dritën e veprës së tij, letërsinë shqiptare’’.

Këtë dedikim ia kam kushtuar të ndjerit në librin “Macja e Schrodinger-it dhe Rama-Bretkosa e Markovit dhe Basha”.

Falë nxitjes dhe inkurajimit të tij, kam rreth 7 vite që shkruaj në gjuhën e origjinës sime. Jam tepër i vogël për ta vlerësuar se kush e si ka qenë ai, sa ka dhënë e çfarë ka marrë prej punës së tij.

I nderuar Z. Kryeministër,

Në intervistën tuaj të datës 12.01.2016, me Znj.Eni Vasili në Neës 24 deklaruat se nuk lexoni gazeta! Sinqerisht, unë do të preferoja një Kryeministër që i burgos gazetarët – pasi kjo pavarësisht pasojave e ndihmon mendimin ndryshe e si përfundim edhe përpjekjet për një demokraci përfshirëse – sesa rrumbullakosjen e fjalëve si ato tuajat që “disa gazetarë qëndrojnë në kënetë dhe disa në të thatë”.

I nderuar Z. Kryeministër,

Prej 43 vitesh, çdo 18 Shkurt, në mesnatë është dita dhe ora e lindjes sime. Thjesht dhe vetëm për egoizmin tim, pikërisht në këtë datë dhe orë do të lexoni shkrimin tim të fundit në gjuhën shqipe, drejtuar Juve. Kjo, për arsyen e thjeshtë sepse nëse Kryeministri nuk lexon gazetat e vendit të tij, unë nuk kam pse të shkruaj më në gazeta!

Ndërkaq, çdo natë rreth kësaj ore në pak rreshta do të shkruaj rreth vetes sime, kush jam e për gjërat që kam vite që shkruaj dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm për egoizmin tim…

Shënim: I nderuar, ne shqiptarët e diasporës krahas durimit, largpamësisë kemi edhe një egoizëm të paparë…

Mirupafshim deri nesër, në këtë orë.

Sinqerisht, Ahmet Dursun

*Koment i autorit në Facebook

SHKARKO APP