Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Gjyqtarët që iu japin të drejtë bizneseve janë ose të korruptuar, ose injorantë

Kryeministri Edi Rama në turin e dëgjesave me qytetarët për projektbuxhetin 2026, këtë mbrëmje u ndal tek Njësia 2. Duke iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga qytetarët për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, Rama deklaroi se me lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset private, do të mundësohen dhe plotësimet e kërkesave.

Kryeministri shtoi se ‘‘Po rritet popullsia në Tiranë, dhe rritet nevoja. Natyrisht që nevoja rritet më shpejt sesa rriten mundësitë. Tek mundësitë, problemi kryesor është çështja e hapësirave prone shtet. Hapësirat publike janë, thatë ju por janë private. Ne fatmirësisht më në fund pas një përpjekje dhjetëra vjeçare po arrimë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë ku pavarësisht titullit të pronësisë, nuk mund të zaptohet, rrethohet apo të përdoret për aktivitete si rritje bagëtish në qytet, sepse deri ku ka një leje për ta shfrytëzuar, ajo hapësirë është në dispozicion të komunitetit”,-tha kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër, Rama shigjetoi sërish gjyqtarët të cilët iu kanë dhënë të drejtë një zërë biznesesh për të zhvilluar aktivitetin e tyre në një zonë apo hapësirë që nuk kanë të drejtën e lejes për të ndërtuar apo për ta shfrytëzuar. Po ashtu theksoi se deri dje janë liruar 100 mijë metra katrorë nga zaptuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Gjithçka që është rreth ndërtimit, nuk është më e pronarit dhe as e ndërtuesit, është e komunitetit. Këto probleme të trashëguara nuk janë zgjidhur më parë dhe sot hasin vështirësi për shkak të injorancës dhe korruptimit të gjykatësve. Njëra nga të dyja ose të dyja së bashku sepse duhet të jesh o injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh komuniteteve që të drejtën për të pasur hapësirat e tyre, që iu njohin ndërtueseve një të drejtë që nuk iu takon.

Swiss Digital Mobile Reklama

E di që nuk është normale që kryeministri të tregojë me gisht një gjykatës duke i treguar fotografinë dhe duke i thënë që ka bërë një akt armiqësor. Ama për mua është e rëndësishme që të gjithë ata që ankohen, që një lokal i zë rrugën për të dalë nga shtëpia, të mendoje që ai lokali atje nuk prishet sepse nuk do x apo y apo se është korruptuar inspektorati. Kur në fakt e vërteta është se ai lokali nuk prishet se gjykatësi i ka dhënë të drejtën të rrijë aty dhe të bëjë biznes në kurriz të komunitetit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?