Zbardhet shkretëtira, bie borë pas 37 vitesh (FOTO)

Në prang krishëlindjesh, bora ka zbardhur si rradhë herë shkretëtirën. Në Sahar ky fenomen ka ndodhur vetëm dy herë, e para ndodhi në vitin 1979 dhe e dyta dje. Fotografi Karim Bouchetata zbuloi fotot e pabesueshme të dëborës që mbulonin rërën në qytetin e vogël Sahariane në shkretëtirën e Ain SEFRA, në Algjeri.

Fotografi ka fikësuar flokët e dëborës, që në mënyrë mahnitshme ranë në dunat e rërës të kuqe në shkretëtirën më të nxehtë në botë.

Dëbora e parë ka rënë më 18 shkurt, 1979, e që stuhia zgjati vetëm një orë e gjysmë. Këtë herë bora qëndroi një ditë të tërë në qytet, e cila është rreth 1000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas.

Karim tha: “Të gjithë u shtangën kur panë borën që binte aq në ëmbëlsi, kjo është një dukuri e rrallë. Ajo dukej e mahnitshme si bora u lidh në shkretëtirë.

“Bora ka qëndruar për rreth një ditë dhe tani ka shkrirë”, tha më tej ai. Edhe pse Sahara është shumë e thatë, pritet të bëhet e gjelbër përsëri në rreth 15000 vjet.

R.SH

SHKARKO APP