Zbardhet vendimi për Ballukun. Kush ishin pro dhe kundër nga gjyqtarët për kërkesën e Ramës
Gjykata Kushtetuese vendosi me 5 vota pro dhe 3 kundër të pezullojë vendimet e GJKKO që ndalonin ushtrimin e detyrës nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK. Në vendimin e plotë, thuhet se gjyqtarët që votuan pro kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra, ishin Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi, Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH








