
Vijojnë gërmimet arkeologjike në Qesarat të Tepelenës, në kuadër të projektit “Arkeologji e peizazhit në zonën Memaliaj–Tepelenë dhe rrethinat 2026”, ku po dalin në pah ambiente rezidenciale dhe dy mozaikë pjesërisht të dëmtuar, që mendohet se i përkasin shekullit III.
Po punohet për dokumentimin, pastrimin dhe konservimin e këtyre zbulimeve, të cilat hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës dhe historinë e kësaj zone në antikitet.