Zbulohen fosilet e dinozaurit më të madh në botë

Sipas disa shkencëtarëve në Argjentinë thuhet se janë zbuluar fosile të një dinozauri që mendohet se mund të jetë krijesa më e madhe që ka ecur ndonjëherë në tokë.

Paleontologët thonë se bazuar në kockat e mëdha të kafshës, besohet që ky dinozaur të jetë specie e Titanosaur dhe të ketë jetuar rreth 90 milionë vjet më parë. Studiuesit thonë sedinozauri bimëngrënës ka peshuar sa 14 elefantë të Afrikës apo rreth 100 tonelata dhe ka qenë i lartë sa një pallat 7 katesh, shkruan Noa.

“Ne jemi duke llogaritur peshën e këtij dinozauri sipas disa metodave shkencore. Sipas matjeve tona ky dinozaur duhet të ketë peshuar sa 13 elefantë së bashku.Dinozauri që ne zbuluam ka një gjatësi prej 30 metra. Ai ka pasur një qafë të gjatë gati 8 metra, që do të thotë se ka mundur të ketë arrijë lehtë lartësitë deri në 14metra”, pohoi shkencëtari Bernardo Gonzalez.

Mësohet se këto fosile u zbuluan në Argjentinë, në provincën jugore Mendoza nga një ekip i përbërë nga tre paleontologët argjentinas dhe një amerikan i ardhur nga Muzeu ‘Carnegie’ i Historisë Natyrore në Pitsburg të Pensilvanisë.

“Ky dinozaur u gjet këtu në province Mendoza. Ne kemi punuar për disa vite dhe kemi pasur një ekip të përbërë kryesisht nga argjentinas dhe një koleg i ardhur nga Shtetet e Bashkuara, Methju Lamanna. Ka edhe dinozaurë të tjerë të zbuluar në Argjentinë të njohur si ‘Argentinosaurus’ ose ‘Puertasaurus’, por Notocolossus është tre apo katër herë më i madhe se dinozaurët tjerë”, theksoi shkencëtari Bernardo Gonzalez Riga.

Gjatë gërmimeve përveç kockave të dinozaurit, u gjetën edhe eshtrat e 7 qenieve njerëzore. Sipas paleontologëve, mendohet se ky dinozaur ka jetuar 100 milionë vjet më parë. Ky lloj dinozauri pasi ishte i panjohur deri më tani dhe nuk ka një emër, do të mbajë emrin e fshatit ku është gjetur./Albeu.com/

SHKARKO APP