Zbulohen letrat mes Papa Gjon Pali II dhe një gruaje

Qindra letra dhe fotografi që tregojnë historinë e marrëdhënieve të ngushta të Papës Gjon Pali II me një grua të martuar, e cila zgjati më shumë se 30 vjet janë zbuluar ditën e sotme, raporton BBC.
Letrat për filozofen polake me origjinë amerikane Anna-Tereza Tymieniecka, ishin mbajtur larg nga publiku në Bibliotekën Kombëtare të Polonisë për vite me rradhë. Këto dokumente zbulojnë një anë të rrallë të Papës, i cili vdiq në vitin 2005. Nuk ka asnjë sugjerim se Papa thyen zotimin e tij të beqari.
Miqësia midis tyre filloi në vitin 1973, kur Ana-Tereza Tymieniecka kontaktoi Papën e ardhshëm, Kardinalin Karol Vojtila, atëherë Kryepeshkop i Krakov, në lidhje me një libër mbi filozofinë që kishte shkruar. Atëherë 50-vjeçari udhëtoi nga Shtetet e Bashkuara në Poloni për të diskutuar punën.
Menjëherë pas kësaj, çifti filloi të shkëmbenin korrespondenca. Në fillim të letrave Kardinali ishte formal, por miqësia e tyre u rrit, derisa ata u bënë më intime.
Çifti vendosi për të punuar një version të zgjeruar të librit të kardinalit. Ata u takuan shumë herë ndonjëherë me prezencën e sekretarit të tij, ndonjëherë vetëm për vetëm.
Fotografitë të cilat kurrë nuk janë parë më parë nga publiku, zbulojnë Karol Vojtila duke u relaksuar. Ai ftoi Tymieniecka për t’u bashkuar me atë në vend ku pushonte dhe shkuan bashkë për ski. Fotot gjithashtu tregojnë atë duke vizituar Papën në Vatikan. Marrëdhënia e tyre është bërë gjithmonë e më shumë intime dhe korrespondenca prej 30 vitesh me foto dhe letra është ruajtur.
“Këtu është një pjesë e vogël e letrave të shkëmbyera në shekullin e 20-të midis kreut të Kishës Katolike, dhe tregojnë se ai ishte në një marrëdhënie intensive me një grua tërheqëse”, thotë Eamon Duffy, profesor i Historisë së krishterimit në Universitetin e Kembrixhit.

Burimi: BBC/ Sidorela Lepri

SHKARKO APP