Zbulohet Fiat 500L me pamje e teknologji të re
Fiat pas përditësimit të veturës së qytetit, model 500 disa vite më parë, tani ka kthyer vëmendjen te ‘vëllai i madh’ i tij, 500L.
Fiat 500L i janë bërë një numër i madh i përditësimeve, duke përfshirë dizajnin e ri e teknologji shtesë, ndërsa do të dalë në shitje gjatë këtij viti.
Fiat 500L do të ketë 37 kombinime të ndryshme të ngjyrave për t’u zgjedhur nga blerësit, ndërsa ka mbrojtës të ri, grilat nga para e dritat me stil të ri LED.
Dhe kjo nuk është e gjitha, Fiat 500L do të vijë me tre modele, njëri The Urban i cili mbetet i njëjtë me modelin e tanishëm, The Wagon që është krejtësisht i ri me shtatë ulëse dhe The Cross i cili është modeli për terrene të vështira e që është 25mm më i lartë se modelet tjera.
Teknologjitë e sigurisë janë shtuar, me sistemin autonom të frenimit për emergjenca e me kamerë nga prapa, transmeton koha.net.
Motorët mbesin të njëjtit, njëri 1.4 litërsh me benzinë që prodhon 94 kuaj fuqi, dhe tjetri me 118 kuaj fuqi T-Jet turbo.
Do të jetë edhe motori karakteristik i Fiat, 0.9 litërsh Twinair me dy cilindra me benzinë që prodhon 103 kuaj fuqi.
Motorët me naftë janë, njëri 1.2 litërsh me 94 kuaj fuqi dhe tjetri 1.6 litërsh 118 kuaj fuqi.