FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet në Lushnjë një ndërtesë e Antikitetit të Vonë

Në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë të Lushnjës, arkeologët po zbulojnë gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga gërmimet që vijojnë me intensitet dhe shkruan se të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë.

“Gërmimet arkeologjike vijojnë intensivisht në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë (Lushnje), ku po zbulohen gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë, duke sjellë informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj.
Gërmimet do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?