Zbulohet skenari, Këlliçi tregon strategjinë e protestave

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi mori fjalën fill pas Berishës dhe ka zbuluar strategjinë e protestave të opozitës. Në Foltoren PD para Kryeministrisë, Këlliçi tha se opozita do të dalë në tubime çdo javë.

“Ndaj unë ju ftoj, çdo javë të vijmë sëbashku këtu, për të thënë të vërtetat e mëdha që nuk kanë kurajo as njerëzit e kapur, as politikanët e kapur dhe as mediat e kapura. Faleminderit të gjithëve dhe do shihemi në protestën e radhës”, tha mes të tjerash Këlliçi.

Nga ana tjetër, Këlliçi theksoi se kjo formë protestash do të çojë në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ashtu siç sipas tij, protestat para Bashkisë së Tiranës çuan kryebashkiakun Erion Veliaj në qeli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?