Zbuloni parfumin më të shtrenjtë
Marka e njohur “Harrods” ka hedhur në treg parfumin më të shtrenjtë në botë. Shishja 30 ml është shitur 182.000 euro.
Parfumi është krijuar nga Klaiv Kristian.
Për ata që s’e përballojnë dot çmimin mjaft të kripur, ekziston një imitim i tij, i cili kushton 573 euro.
Flakoni i parfumit origjinal është i mbuluar me ar 24 karatësh dhe në të janë punuar 2000 diamante. Klaiv Kristiani ka treguar për mediat se për të krijuar parfumin, ai u frymëzua nga kurora.
Produkti është prodhuar me rastin e hapjes së dyqanit “Salon de Parfum de Harrods”.