Zef Bushati: Në garë për të ndarë “Tepsinë” e pushtetit!

Nga Zef Bushati

(Kryetar i Partisë Aleanca Demokristiane)

Çfarë ka ndodhur ? Arkitekti i “ndryshimit te butë”, Ramiz Alia e konfiguroi kështu spektrin e politikës shqiptare : majtas themeloi PS dhe PSD, ndërsa djathtas PD dhe PR. Nje jave para zgjedhjeve per ta mbajtur mire me Greqine fqinje themeloi dhe PBDNJ. Koha rrodhi…dhe nga PD u shkeputen PDD e Kalakules, PAD e Cekes, dhe nje mori partish te tjera te vogla te djathta por qe, PD-ja u a merrte frymen dhe nuk i lejonte te rriteshin. Viktime e ketij agresioni ishte edhe Partia Demokristiane e cila ne vitin 2000 u rendit forca e trete politike ne Shqiperi me 7.9%. Propaganda agresive e PD nuk e lejonte elektoratin e djathte qe të shkeputej ne drejtim te ketyre partive te djathta qe synonin te krijonin alternativa te reja. Edhe ne kampin e majte kishte shkeputje te partive te tjera te vogla per formimin e alternativave konkuruese me PS. Me serioz ishte themelimi i LSI e cila u mbeshtet nga elektorati i majte dhe arriti te marre nje rol percaktues ne koalicionet qeveritare. Ndryshe nga PD, partia Socialiste nuk e luftoi me agresivitet LSI. Brenda kampit te majte u krijuan edhe mjaft parti te tjera por pa rezultat. Forcat kryesore te politikes shqiptare mbeten PS,PD dhe LSI te cilat ndanin pushtetin.

Çfarë po ndodh ? Ne ditet e sotme kemi edhe nje tjeter shkeputje nga PS, LIBRA. Edhe kjo parti po siguron mbeshtetje nga elektorati i majte duke e cuar ne 3 numrin e partive te majta qe pretendojne pushtetin. PS ne kete fushate i penalizoi te gjitha partite e tjera te vogla te majta. Kreu i PS Rama eshte shprehur hapur ne TV se nuk i vlereson partite e vogla si alternativa te mundshme per tu bere pjese e pushtetit. Ne nje debat ne Parlament me Blushin e LIBRA-s, Rama nxorri ne drite nje term te ri te ndarjes se pushtet: “Tepsine” duke e akuzuar Blushin se kerkon te behet pjese e betejes politike per te marre nje pjese te “Tepsise” se pushtetit.

PD e Bashes i trajtoi  akoma me me shume brutalitet dhe agresivitet  aleatet e vegjel te djathte, dhe jo vetem qe i penalizoi, por dhe i tradhetoi duke futur ne listen e PD disa kryetare ish deputet te disa partive dhe duke u hequr mundesine te garojne te vetem te vegjelit e djathte  per pushtet parlamentar. Bashes duket qarte qe po i pelqen shume filozofia e re e Rames e pushteti Tepsi. Basha i mesuar me pushtet Qyl te dhuruar nga Berisha, edhe kesaj rradhe synon perseri pushtet Qyl te dhuruar nga Rama. Tradhetoi kauzen 90 ditore te Cadres, harroi akuzat per kanabizim te Shqiperise, korrupsion, krimininalizim, Qeveri teknike pa Edi Ramen, zgjedhje te lira e te ndershme, votim dhe numerim elektronik, papunesi e varferi, kontrabanda e droges,etj. dhe u takua koke me koke per ore te tera me kundershtarin e tij politik Edi Rama. Qellimi i dy skenaristeve te rinj Rama&Basha, PS dhe PD, ishte eleminimi i te gjitha partive te vogla, te djathta e te majta, per te mos i lejuar te  paraqiten si alternative para elektoratit, per tu marre atyre partive 340 mije vota qe  ju kishte dhene elektorati me 2013, dhe per te dale para elektoratit vetem dy parti PS dhe PD, me qellimin final te administrimit te “Tepsise se Pushtetit”  nga koalicioni pas zgjedhor PD & PS. Ne kete skenar Basha gaboi rende duke bere marreveshtje me Ramen e duke u larguar nga pozicioni i opozites dhe duke u bere pjese e maxhorances qeverisese. Kjo pjesmarrje ne Qeveri i mbyklli gojen. Rama fitoi bindshem votimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe fitores ne zgjedhje pa kontestime nga ana e PD. Kjo marrëveshje ka bere qe LSI dhe LIBRA te luftojne per te marre edhe nga elektorati i pakënaqur i PD dhe PS.

Ne kete beteje politike lufton edhe Partia Aleanca Demokristiane, si parti e Qendres se Djathte ne opozite, perballe partive te majta PS,LSI dhe LIBRA, por edhe perballe agresivitetit te PD qe nuk nenshkruan marreveshtje bashkepunimi me ADK nga xhelozia se kjo marreveshtje lejon rritjen e Partise Aleanca Demokristiane. Nese ky skenar nuk kuptohet nga elektorati i djathte dhe antikomunist, atehere politiken shqiptare do ta dominojne te majtet PS, LSI dhe LIBRA, qe pa me te voglin dyshim do te qeverisin se bashku Shqiperine mbas zgjedhjeve parlamentare, duke e flakur si nje lecke PD ne opozite, per ta ndare te qete e se bashku ” Tepsine ” e pushtetit. ADK i kerkon elektoratit te reflektoje dhe te votoje Partine Aleanca Demokristiane, vecanerisht ne Shkoder, Lezhe, Durres, Tirane, Fier e Berat, per te ndaluar kete gare grabitqare, qe e konsiderojne Qeverisjen e vendit si nje Tepsi ku secili lufton per te marre copen me te madhe. Votoni Partine Aleanca Demokristiane per te miren e shtetit dhe popullit shqiptar ne rrugen e zhvillimit ekonomik, social per te nxjerre qytetaret nga “gropa” e varferise dhe papunesise.

SHKARKO APP