Zeka për punën e SPAK-ut: As me avionë s’do kaloja mbi Shqipëri, kri*inelët po bënin ligjin
Gazetari Milaim Zeka flet për punën e SPAK me superlativa. Për të dikur në Shqipëri ligjin e bënin kriminelët, teksa tashmë me SPAK ka një rreze shprese.
”Opozita në rastin konkret po mbështet pozicionin e Ramës duke sulmuar atë dhe drejtësinë e cila po vepron dhe kam thënë që nëse mos ekzistonte SPAK nuk do kaloja as me avion.
Shqipëria ishte shndërruar në vend mafioz, ku kriminelë bënin ligjin dhe njerëzit kanë pasur frikë që ta vizitojnë Shqipërinë. Unë e shoh një injeksion shpirtëror për të ardhmen që ngjall shpresë.
Ministrat ishin bërë të paprekshëm. Të gjithë e dinin që paratë e taksapaguesve po vidheshin dhe po kalonin në banka jashtë. Për fat të keq, hetuesit shihnin paratë e mërgimtarëve”, u shpreh Zeka.
KOHA JONË SONDAZH

