Zelensky uron Ramën për rizgjedhjen si kryeministër: Pres me padurim të vijojmë dialogun

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin Edi Rama për rikonfirmimin e tij në krye të qeverisë shqiptare, fill pas votimit të qeverisë që u bë sot në Kuvend me 82 vota. Zelensky shkruan se pret padurim që të vazhdojnë dialogun e shkëlqyer dhe të punojnë se bashku për të arritur paqe dhe siguri në Europë. Presidenti ukrainas i uron Ramës suksese për realizimin e planeve ambicioze për Shqipërinë dhe rrugën e saj të integrimit në BE.

”Urime Edi Ramës për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Me padurim pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.

I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku, do të çojmë përpara vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona, në një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, shkruan Zelensky në ”X”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?