ZEMERIMI I LUMENJEVE DHE DREMITJA E SHQIPTAREVE

Nga Gëzim Llojdia

1. Nga kinoditari i djeshëm te i sotmi

Një kinoditar i para viteve ‘90 shfaqte pamje nga përmbytja e Myzeqesë. Fusha dhe të mbjella nën ujë,aktualisht edhe kinoditarët  e sotëm të TV-ve shfaqin këto pamje veçse me një ndryshim,fushat plotë ujë të turbullt, por më tepër banesa e vila që gjenden prej ditësh nën këtë pushtet. Në jug tërbimi i Vjosës sjell katastrofa. Në rreth 2o vjet Vjosa ka përmbytur ,fusha e banesa me bollëk, por dremitja shqiptare,ajo politike e qytetare mbetet tek një cak, humanizimi duke lënë pas krahëve ,arsyen e  thellë që të vjen të ulurish. Ndërtimet buzë baseneve të lumenjve,gërryerjet nga marrje inerteve,prerja e pyjeve etj. Nëpër kafenetë e sotme këto artikulohen nga kushdo,mirëpo nesër që të mbajë moti,dhe dielli të  shfaqet sërish do të harrohet sepse politika shqiptare pjell çdo javë nga një çudi të radhës. Pas kësaj askush nuk merret më me këtë histori të djeshme.

Vjosa gjithëherës këtë punë ka pas dhe do të ketë. Mirëpo nesër banorët do të rifillojnë sërish ndërtimet buzë basenit të Vjosës ,drurët do ti presin sërish nesër ,private do tu heqin hekurin për skrap sepse e djeshmja është harruar. Në këto kushte kur  batërdia shfaqet lakuriq, a nuk duhet të lutemi:Perëndi ndale dorën shkatërrimtare,në mos ndale zemëratën e Vjosës atëherë!

2. Dremitja e fshatarëve  në basenet buzë lumenjve

Si një ëndërr e pa ëndërruar. Janë zgjuar kështu banorët e komunës Novoselë të Vlorës , kur ndër pragje dhe dyer, kopshte, banesa, mullarë, sera, bodrume, ofiçina, bagëti stalla, ferma, ujët kishte nën pushtetin e tij gjithçka. Vërshimi i Vjosës kishte ngjarë të ishte hileqarë. Gjithmonë lubia me ujërat e turbullta dilte dhe përmbyste A mos thua kësaj here i hëngri në besë. Jo Vjosa kështu ka bërë. Dihet motivi i një lumit .Qëndron thelbi, te shprehja: Të gjithë lumenjtë derdhen në det. Edhe këtë herë vërhsimi i saj për në det ishte nisur  dhe  brenda shtratit e përtej tij,krijoi katastrofë. A harruat edhe në vitin 2013 ajo shkaktoi përmbytje e fundit.I laguri dhe mbyturi nga ujët e turbullta çfarë mund të thonë në kushtet kur pabesia e ujit dhe shtrirja e pushtetit të tij natën i mbyti. Banorët e kësaj komune janë përmbytur nga Vjosa dhe përmbytja më e madhe ishte në vitin 2005. Atëherë gjendja ishte alarmante sepse dimri ishte në fazën e parë të tij kur kërcëllinte dhëmbët i egërsuar, pra ishte janar dhe s’dihej se çfarë vinte prapa. Në këtë rast Vjosa, prurjet e saj të mëdha pas rrebesheve në Gjirokastër, Tepelenë kishte rritur në maksimum ujërat dhe vërshimi i saj në det do të sillte pasoja për banorët e Novoselës, arsyeja e thjeshtë aty lumi i turbullt ka pjesën fundore të zbrazjes në det.

Dihet që lumi Vjosë me prurjet e tij të mëdha 2000 l/s është dhe mbetet një rrezik potencial kur ajo del jashtë shtratit të saj. Vjosa ka bërë zarare madje në të shkuarën për këtë lum ka pasur edhe një këngë hidhërimi që këndohej në jug .

“Po vjen lumi turbull o /turbull lumi turbull o….

Kur Vjosa është e qetë është diçka më ndryshe. Arben Duka  poet dhe Poni një këngëtare nga jugu e flokut, kanë një këngë të mrekullueshme, krejt ndryshe nga e para. Për lumin e Vjosës. Bukuria e këtij lumi shfaqet me tërë lakuriqin e saj në stinët e begata. Por në dimër Vjosa egërsohet shumë, dinake, kryeneçe dhe papërmbajtshme .Jo vetëm në Novoselë ka bërë zarare këtë dimër, por edhe tek bishti i malit në Selenicë .Ku mund Vjosa, bënë zarare.

Është një fakt i dhimbshëm, që përsëritet si nëpër filma. Përmbytjet janë katastrofa natyrore, por për të shmangur dhe minimizuar ato duhet të ndihet dora e njeriut atje ku mundet. P.sh nëse  fshatarët nuk do të ndërtonin buzë lumit,nëse banorët vendas nuk do të prisnin drurët,nëse dot kishte prita  etj etj ,fshatrat dhe pasuri të tëra, që do të humbasin nga balta do të kishin shpëtuar këtij ndëshkimi këtu është dhe duhet të ndihet dora e njeriut. Dora e pushtetit. Shqiptarët po vuajnë prej vitesh qeverisjet qendrore dhe lokale neglizhenca e të cilave shpie dëm sakrifica dhe hedh në lum miliona. Mirëpo si i thonë shqip :”doli pa lagur” në këtë vend askush nuk merr përgjegjësi për gjithshka ndodh.
Nëse shqip i thonë:”E gjecë nga mos e pandehsh” edhe me banorët e kësaj zone ka ngjarë kështu. Rranë për qejf të tyre në gjumin e perëndisë dhe u ngritën nën ujërat e lumit .Ishte ky mallkim apo një neglizhencë?Atje ku ka mundësi duhen shmangur katastrofat, atje ku nuk ka mundësi ka ndërhyrje emergjente shpëtimi. Në Shqipëri ndodh kështu. Sapo përfundoi përmbytja, ujërat tërhiqen dhe niveli i tyre bie, askush më nuk kujtohet për dëmet apo për masat që duhen marrë për të parandaluar përmbytjen e radhës. Të gjithë ne kujtohemi vetëm në një moment, kur ujët na vjen tek koka krevatit, atëherë brofin sirenat e alarmit, ngrihen pushtetarë, makina gulçojnë me uturi, në media deklarata bombastike, intervista me të përmbyturit dhe vjen një ditë, që të gjitha këto harrohen sepse ka dalë dielli dhe lumi është strukur në shtratin e vjetër. Ekranet HD mbyllen. Fakir-fukarenjtë askush nuk ika më në vëmendje .
-Natën e mirë! Do të rikthehemi sërish me kronika, zhurmë e bolori, ditën kur të ngjajë përmbytja e radhës.

3. Vjosa dhe lugina e saj me të dhëna historike

Të gjithë lumenjtë derdhen në det. Vjosa dhe lugina e saj,  shtrihen në jug të vendit.  Disa autorë italian kanë kryer studime me të dhëna historike. Vjosa (Voiussa) sipas autorit italian Roberto Almagià është lumi i Gadishullit Ballkanik, e cila u krijua  (Pindos) në territorin grek, një lumë malor, me një  kurs të  thiktë ku shpërndahen  me pellgje të vogla, hynë turmë e saj në territorin shqiptar Sarandaporos, dhe koka  në një luginë gjatësore, mjaft të madhe, në këmbët e masivit gëlqeror e  të thatë  Nemerčka, më pas është  gryka  e ngushtë quhet Klisura(Klëcyra ) dhe lumi është rritur ndërkohë  me Dhrino(Drino), kontribuues i madh i saj, i cili kalon pellgun e Gjirokastrës. Duke gjurmuar të dhënat për luginën e Drinosit thuhet se: Lugina e Drinos ka një nga përqendrimet më të mëdha të vendeve të lashta në të gjithë Shqipërinë.  Ajo ka qenë gjithmonë një zonë e pasur dhe pjellore, një rrugë komunikimi me ngulime të rëndësishme.  Që nga zona e Selosë, Dropulli i Sipërm në kufi me Greqinë, Melani dhe Sofratika, deri ne Lekël afër Tepelenës në pjesën veriore të luginës.

Një pak më tej dhe më  poshtë kalon Vjosa( Voiussa) në Tepelenë duke e lënë zonën gëlqeror, hyn kështu në rajonin e kodrave terciare dhe pastaj, në rrëzë të fshatit Karbunarë derdhet në fushë bregdetare, ku shtrati është shumë  i madhe dhe është e mbushur vetëm në mënyrë të plotë, këtu është arritur nga lumi i Vlorës, Shushica( Suscizza ).

 Goja e lumit  ka lëvizur disa herë në kohë historike: duket se në kohët e lashta lumi vrapoi përgjatë këmbëve  e kodrave të Peshtanit deri në Apoloni, pastaj është kthyer direkt në perëndim në det.  Në fillim të Mesjetës do të shkojë në jug, ku shtretërit e lumenjve të vjetër janë ende të dukshme në gryka, dega ku  rrjedha aktive është  rreth 4 km në veri.

Vjosa (Voiussa) ka një gjatësi prej 237 km  dhe kullon një sipërfaqe ujëmbledhëse prej 6592 km katrore, nga të cilat 4357 në territorin shqiptar . Lumi sjell shumë çrregullime sidomos me përmbytjet  në stinën e pranverës, që konsiderohen  të dhunshme.  Trungu ekstrem  i parë në një planë ishte i lundrueshëm në kohët e antikitet, por sot ajo nuk është përdorur si e tillë, por Vjosa ( Voiussa) me luginën e  saj të gjatë është mënyra më e mirë për të hyrë  nga deti në Shqipërinë jugore, një rrugë  që ishte për pjesën më të madhe natyrisht.

Një autor tjetër italian Gaetano De Sanctis duke shkruar për lumin Vjosa me emërtimin e lashtë të kohëve të antikitetit Aos në enciklopedinë italiane të  vitit 1929 thotë se:  “Lumi në pjesën veriore, sot( Voiussa) u zhvillua një betejë midis mbretit Filipit V të Maqedonise dhe romakëve.  Në fillim të pranverës dhe verës  të viti 198.  Filipi, për të mbrojtur atë nga sulmet ,që romakët ishin të përgatitur nga bazat e tyre në Shqipërinë e sotme dhe në veçanti nga Apolonia, ai mori një pozicion mbrojtës në Vjosë  (Aoos) afër Antigones,rrënojat e cilës  shtrihen pranë Tepelenës. (Në fakt Antigoneja e themeluar nga Pirua gjendet në Gjirokastër)

Disa të dhëna të qëmtuara për Antigonen ku si burim është parku kombëtar Antigone: Antigonea, qyteti i dytë i provincës së Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor.  Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese të quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. Sqarim: Antigonea ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin e III p. e. s. .  Rrënojat e tij ndodhen në Shqipëri 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës. Ishte një qytet jetëshkurtër, që jetoi veç rreth 150 vjet.  Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit.  Në fillim të shekullit III p. e. s Pirro u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenices, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i ofroi atij dorën e së bijës, Antigoneas.  Si mirënjohje për vjehrrën dhe gruan e tij të parë, Pirro vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea. )

Një tjetër luginë   e Vjosës ku bashkërrjedhje është edhe Drino.  Pozicioni i Filipit, i cili është përkufizuar nga Livio me frazën latine “quae ad Antigoneam fauces sunt, stena vocant Graeci”, është kërkuar disi në rrjedhën e sipërme  e moderne  të bashkimit të dy lumenjve, në lindje i cili është më i afërt tek fshati Klisura( Këlcyra. ) Por ky pozicion mund të anashkalohet lehtë, dhe nuk mbulonë të gjithë rrugën nga Tepelena ku forcat  ushtarake të  udhëhequr në drejtim të Gjirokastrës, duke shkuar saktësisht në  rrjedhën e Drinos.  Prandaj, pozita e Filipit për të gjetur disi më në veri, në afërsi të Tepelenën, në mënyrë që ai mund të mbulojë të dy rrugët brenda, atë që pasoi Drino dhe ai që pasoi  Vjosa (Aoo).  Filipi u mbajt këtu në mbrojtje, në front  nga Publius Villio Tappulo, pastaj nga Titi Quinctius, Flamininus.

 Flamininus, pas dyzet ditëve të përdorura për të njohur vendin dhe përgatisin betejën se ai pretendonte të trajtohen të gjithë njohurit ushtarake, u përpoq  me një sulm frontal.  Por, pasi në  këtë mënyrë nuk mund të merrte  sukses, duke pasur parasysh forcën e pozitës dhe llogoret të cilat u forcuan, kur ai  ka rinovuar sulmin, i dërgoi një departament të fortë prej rreth 5000 burrave në anashkalimin e pozicioneve të  armikut.  Sulmi frontal është kryer me  kohë të ndryshme, kur Philipi  i kthjellët në pjesën e prapme vihet re shkëputja romake.  Së shpejti urdhëroi tërheqje dhe ishte në gjendje për të shkëputur me pak viktima (rreth 2. 000 meshkuj, gjatë një total prej ndoshta 20 ose 25 mijë ushtarë, shumë fuqi pothuajse të barabartë ose ndoshta më e madhe se ajo e dy legjionet të  Flaminino), por duke e lënë kampin dhe të gjitha materialet e luftës në duart e armikut dhe  në depresion nga fitorja e ushtrisë, që romakët kishin treguar pothuajse pa asnjë plumb të shkrepur…’thonë kronikat italiane për brigjet e këtij lumi që këtë dimër në Shqipëri bëri zarare të mëdha,mirëpo për çudinë e tij shumë vajza shqiptare dhe  nga Kosova mbajnë emrin  e bukur Vjosë. Po a ishte e bukur Vjosa këtë dimër me zararet e saj të mëdha?

SHKARKO APP