”Zemra mal”, Rama poston videon ku shihen mijëra shqiptarë në thirrje pro UÇK-së dhe liderëve në Hagë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga protesta në sheshin ”Skëndërbej” pro UÇK-së dhe liderëve që po mbahen në Hagë, aty ku janë bërë bashkë mijëra shqiptarë nga çdo trevë. Rama e ka shoqëruar videon me fjalët ”Zemra mal”. Sakaq vetë kryeministri nuk është i pranishëm në protestë për të shmangur sipas tij politizimin e saj. Veteranët dhe protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët mbahen në Hagë që prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?