Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi: 𝟱𝟲% 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗶𝗺𝗲 𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗰̧𝗱𝗼 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶
Një studim i ri gjithëpërfshirës zbulon përparime të dukshme, në sistemin e kujdesit social të Shqipërisë.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, gjatë një takimi mbi “Hartëzimin i Shërbimeve Sociale në Shqipëri”, tha se se ka një rritje të ndjeshme me 56% më shumë shërbime sociale, rrjedhimisht me më shumë përfitues në çdo bashki të vendit.
Po ngrihen tipogji të reja shërbimesh nëpërmjet njësive të lëvizshme dhe asistencës shtëpiake me profesionistë të fushës të mbështetura nga Fondi Social.
Sfidat mbeten për më shumë shërbime në zonat rurale dhe më shumë investime për të adresuar boshllëqet e evidentuara.
Vlerësimi: “Hartëzimi i Shërbimeve Sociale në Shqipëri” është pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush të mos mbetet pas”, i financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe i zbatuar nga UNDP, UNICEF, UNFPA dhe UN Women në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të cilët kanë dhënë një vlerë të shtuar për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor.





KOHA JONË SONDAZH

