Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe dënimi i Ervin Salianjit shqyrtohen sot në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e deputetëve të PD-së për procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.
Demokratët kanë kundërshtuar procedurën e ndjekur për zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit, duke kërkuar vlerësimin e saj nga Gjykata Kushtetuese.
Në të njëjtën ditë, në Gjykatën Kushtetuese është edhe çështja e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili ka ankimuar vendimin për dënimin e tij me një vit burg.

