Zgjedhjet, Apeli i KMSH, Bruçaj: Pavarësisht rezultateve, Shqipërinë e kemi bashkë
Ndryshe nga vitet e tjera, Fiter Bajrami përkon me ditën e votimit; festë dhe votë në të njëtën kohë për besimtarët mysliman.
Kryetari i komunitetit mysliman të Shqipërisë Skënder Brucaj u drejtohet qytetarëve dhe politikanëve se pavarësisht rezultatit Shqipëria e kemi bashkë pa dallime politike.
Besimtarët mbyllin një muaj të rëndësishme, mes sakrificës dhe lutjes. Brucaj thotë se Bajrami është dita e lehtësimit të brengave dhe dita për të qënë më pranë njëri-tjetrit.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Me rëndësi është që besimtarët të shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, që për të gjithë të jetë një festë.
KOHA JONË SONDAZH

