Zgjedhjet e 11 Majit, Bylykbashi në Kuvend: OSBE konfirmoi përdorimin e administratës publike nga qeveria

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë diskutimit të raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, ngriti shqetësimin për përdorimin politik të administratës publike nga qeveria gjatë procesit zgjedhor. Ai tha se raporti i Komisionit Europian e vërtetoi në mënyrën e vet, ku edhe shtoi që raporti i ODIHR i bëri një radiografi të hidhur politizimit të administratës publike.

”Për herë të parë, OSBE/ODIHR e ka vendosur në krye të raportit të saj shqetësimin për kushtet e pabarabarta të lojës në zgjedhje, për shkak të përdorimit masiv të administratës publike nga partia në pushtet”,-deklaroi Bylykbashi. Ai shtoi se politizimi i administratës publike është bërë ekstrem.

Nga ana tjetër deputeti akuzoi qeverinë se ka ndërhyrë në ligjin konsensual për nëpunësin civil, i miratuar në vitin 2013, duke e shtyrë përmes një Akti Normativ për ti hapur rrugën largimit të mijëra punonjësve e duke i zëvendësuar me militantë. Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, ai theksoi se dokumenti bën një radiografi të hidhur të gjendjes së administratës publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Raporti thotë qartë se palët nuk patën fushë të barabartë loje dhe një nga arsyet kryesore ishte pikërisht përdorimi masiv i administratës publike për të ndikuar në procesin zgjedhor”, deklaroi ai. Bylykbashi citoi pjesë të raportit sipas të cilit “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative përgjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë dhe duke ushtruar presion mbi nëpunësit publikë për të mbështetur fushatën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se janë raportuar raste të shumta presioni ndaj punonjësve në bashki për të marrë pjesë në aktivitetet e Partisë Socialiste, ndërsa të tjerë janë kërcënuar se do të humbnin vendin e punës nëse merrnin pjesë në ngjarjet e opozitës. Sipas tij, administrata publike është kthyer në një instrument politik të përdorur “masivisht dhe në mënyrë të koordinuar” për qëllime elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?