Zgjedhjet e brendshme në PD, zbardhet udhëzimi i Nokës
PD po bëhet gati për zgjedhjet e brendshme. Sipas një mesazhi të dërguar drejt kryetarëve të degëve, bazuar në udhëzimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, kërkohet përditësimi i listave të anëtarësisë.
Mesazhi
Në vijim të takimeve që keni zhvilluar me Kryetarin e PDSH-së për përditësimin e listave të anëtarësisë, ju gjeni bashkëlidhur Udhëzimin nr. 1 të Sekretarit të Përgjithshëm për përditësimin e listave të anëtarësisë.
Ju lutemi t’i përmbaheni afateve të përcaktuara në Udhëzim. Listat e përfunduara, sipas kritereve dhe formës së parashikuar në Udhëzim, duhet t’i dërgoni me email në adresën: [email protected].
Një kopje e listës do t’u dërgohet me email Kryetarëve të Degëve, së bashku me sqarimet përkatëse, nga adresa [email protected].
Punë të mbarë.
KOHA JONË SONDAZH

