“Zgjedhjet e parakohshme si Referendumi i PS”

Ne nje takim prezantues me banore te Njesise Bashkiake nr 5, ne Tirane  Kryetari i LDE Arian Galdini deklaroi: “25 vjet me pare kur lindi pluralizmi, Partite politike u krijuan nga idealizmi. Por ajo qe ndodhi ne vijimesi ishte e turpshme sepse pothuajse te gjitha Partite politike shqiptare jane zaptuar nga klanizmi, jane zhvilluar nga korupsioni dhe kane perfunduar ne streha politike te krimit. Shpirti i perfitimit eshte e vetmja arsye dhe i vetmi motivim pse Partite ekzistojne, e pse njerezit anetaresohen nd Parti. Ndaj sot LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike vjen ne skenen politike shqiptare si Parti e rithemelimit te demokracise, sepse ka lindur nga idete, zhvillohet nga idealizmi dhe eshte shtepiza e aspiratave. LDE eshte partia e qytetareve te thjeshte, te rregullt dhe te paperlyer. Nuk jemi Partia e re e rradhes, e krijuar nga ish te vjeter apo nga te pakenaqur te perhershem. LDE eshte Partia e qytetareve te lire, te ndershem, te zote, te talentuar, me integritet qe nuk jetojne, e nuk duan te jetojne nga politika. Ne ndihemi si partia e ngjizjes se rithemelimit te demokracise.”
Me tej duke folur per aktualitetin politik ne Shqiperi, Galdini shtoi se: ” Qeverisja Rama eshte rrezik publik. Duhet larguar me cdo kusht e sa me pare. Sepse keta nuk po na qeverisin, por po na koncensionojne. Keta nuk po na zhvillojne por po na deflacionojne. Po na plackisin e zhysin ne borxhe. Thone se do bejne shtet dhe qeverisjen e kane kthyer ne Zyren e Dekorit. Vetem krijojne shtet ne rruge e per syte tane, ndersa lart ne Olimpin e tyre shtrojne gosti me gjithe te ligjte dhe kaqolat e shoqerise shqiptare. Edhe Reformen ne Drejtesi duan ta policizojne. Del Ministri i Brendshem dhe kelthet kunder Gjykatave, sepse kerkon qe ti vendose Gjykatat ne kontrollin e Policise. Del Kryetari i Bashkise se Tiranes dhe thote se do ndertoje Kendin e Femijeve tek Parku i Liqenit, sepse ndihet Cifligari i ri i Kryeqytetit. Ndersa Kryeministri Edi Rama pushton dy ore ne dite ekranet nen moton: I gjithe populli anetar partie. Vetem si Udhehqes i Pagabueshem qe i jep popullit karten e anetaresise ne Parti  flet ai. Nuk ka menyre tjeter e as motivim tjeter per te folur. Per te shantazhuar te tjeret perdor jo tautologjira por taulantologjira. Taulantologjia e tij me e re eshte krecenimi per zgjedhje te parakohshme. E harron, ky Kryeminister se zgjedhjet e parakohshme nuk mund te perdoren si shantazh, por jane domosdoshmeri. Zgjedhjet nuk jane kurre shantazh e as zgjidhje antipopull. Por jane liri per tu perballur me populin, liri per popullin, qe te zgjedhe populli. Ky kujton se jemi ne vitin 1946, kur Enveri beri Referendumin kunder popullit per te sanksionuar Republiken e tij, e fill pas Referendumit pushkatoi 16 deputetet. Zgjedhjet ne mendjen e Edi Rames jane si Referendumi i Enver Hoxhes kunder popullit per te asgjesuar kundershtaret.
Ky do Referendum ne Parti per te asgjesuar Ben Blushin. Dhe zgjedhjet e parakohshme i do si akt politkk kunder popullit, per te asgjesuar kundershtite brenda partise, ne koalicion si edhe opoziten. E gjitha kjo buron sepse ky eshte i keqkuptuari i madh. Shoqeria i kerkon ballafaqim, ky i pergjigjet me Ballen. Shoqeria i kerkon llogari ky i pergjigjet me llogore. Shoqeria i kerkon garen, ky i pergjigjet me Garemozin. Shoqeria e kritikon, ky e krimizon. Me keshtu, nuk mund te vazhdohet. Zgjedhjet e parakohshme jane domosdoshmeri, nje ore e me pare, por jo si shantazh e as si keqkuptim nga Edi Rama.”

SHKARKO APP