Zgjedhjet lokale nën masa të shtuara sigurie, Policia do të ruajë 473 qendra votimi
Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke angazhuar mbi 600 efektivë në terren.
Në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Drejtoria e Përgjithshme ka përgatitur një plan të veçantë për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe parandalimin e krimeve zgjedhore në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet. Janë marrë në ruajtje 9 objekte ku ndodhen komisionet e KZAZ-ve. Ditën e shtunë, do të merret në ruajtje 473 qendra votimi dhe 612 punonjës policie dhe automjete janë planifikuar për ruajtjen dhe shoqërimin e materialeve zgjedhore.
Policia e Shtetit apelon: Qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar dhe subjektet politike të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për garantimin e një procesi të rregullt.
KOHA JONË SONDAZH

