Zgjedhjet në 2027/ PD angazhon strukturat, zbardhet udhëzimi drejtuar degëve

Zgjedhjet lokale të 2027 po afrojnë dhe Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim të ri për angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi reformën administrative dhe territoriale në të gjithë qarqet e vendit.

Dokumenti i firmosur nga sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, përcakton një plan konkret veprimi për degët lokale të PD-së, duke synuar përfshirjen e qytetarëve dhe ekspertëve në hartimin e një ndarjeje të re territoriale.

Strukturat e partisë do të organizojnë dëgjesa me komunitetet vendore, ndërsa brenda datës 15 prill duhet të zhvillohen mbledhjet e kryesive në çdo degë për të diskutuar variantet e mundshme të reformës.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD kërkon që propozimet të finalizohen dhe të raportohen deri më 20 prill, të shoqëruara edhe me dokumentim nga takimet në terren. Në proces do përfshihen këshilltarë vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur lokalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?