Zgjedhjet në Greqi, shkatërrim për Greqinë, apo për Eurozonën?!
Liderët Europianë janë akuzuar se nuk kanë mundur të mësojnë asgjë nga kriza e euros.
Në 25 janar priten të mbahen zgjedhjet në Greqi ku flitet se favorizohet koalicioni i majtë, i quajtur Syriza. Ajo çfarë citohet nga “The Economist” është pikërisht fakti se liderët europianë po tregohen kaq ekspertë në parashikimin e ngjarjeve që mund të ndodhin, ndërkohë që shumë të tjera nuk janë parashikuar dot. Partia që i përkët ekstremit të majtë në Greqi, e cila ka gjasa për të fituar sipas sondazheve të shumta, tregon për votuesit se do të përfundojë koha e kursimeve dhe se ka ardhur koha që tu japë fund mosmarrëveshjeve dhe pagesave kundrejt Greqisë. Ajo që kuptohet qartë është dëshira e madhe e Gjermanisë që Greqia të mund të lë euron, ndërkohë që publikisht asnjëherë nuk e ka pohuar këtë fakt.
{Pas 5 viteve recesion, dhe pas pesë viteve nënë tutelen e Komisionit Europian, Bankës Qëndrore dhe FMN-së) e ardhmja e Greqisë në Euro është përsëri në pikëpyetje. Aleksis Tsipras, udhëheqësi i ri i zjarrtë i Syriza premton se do të jetë dhe kalorësi që do të shpëtoj Greqinë, duke krijuar politika të tilla që do ti bëjnë kandidatët të ndjehen mirë si dhe punësimi në sektorin publik do të jetë vërtet një zbavitje punësimi në sektorin publik. Gjithashtu ai premtoi edhe një ulje të ngarkesës së borxhit që mbart Greqia ndaj vendeve që e kanë ndihmuar të kaloj krizën ekonomike, shifër e cila llogaritet në 170% të nivelit të Produktit të Brendshëm Bruto.
Mesa duket nuk do të jetë e thjeshtë për pretendentin kryesor në këto zgjedhje, që priten të fitohen nga Syria, kalimi i kësaj krize pasi problem të madh nuk përbëjnë vetëm borxhet që Greqia ka por edhe marrdhëniet e saj me bankat si dhe kreditë e këqija që duken se kanë thelluar kolapsin ekonomik të Greqisë.
Por si konsiderohet nga masa politikat e reja të Aleksis si dhe pretendimet e Europës kundrejt Greqisë?!
Askush nuk dëshiron një dalje të Greqisë nga euro, rreth 74% e të intervistuarve thonë se nuk duhet të ndodh pasi do të ishte i kushtueshëm dhe mbi të gjitha i dhimbshëm.
Në vitin 2012 momenti kur Syriza humbi lehtë zgjedhjet e saj, ndaj kundërshtarëve të djathtë demokratikë në Gjermani dhe vendet e tjera përkrahëse të saj ishin mjaftë të sigurtë se do të ishte dhe fundi i afatit të Greqisë në Eurozonë .
Por si interpretohet nga specialistët e fushës termi Grexit ( dalja e Greqisë prej Euros), aq më tepër në një kohë kur PBB i Greqisë përbën rreth 2% të totalit të PBB të Eurozonës?!
Një dalje e Greqisë nga Eurozona do të trembte koalicionin e Eurozonës duke e bërë euron tepër të rrezikshme ose me saktë një propozim tepër të rrezikshëm për shtetet e tjera që me shumë mundësi do të përçanin Eurozonën.
“Kujdes me lëvizjet që do të bëni”- theksoi një zyrtar i lartë i BE-së. “ Do të jetë një katastrofë” –vazhdoi të thonte ai.
Ndërkohë zyrtarët evropianë insistojnë të mos ketë ndërhyrje në reformat kryesore fiskale dhe strukturave bazë të Greqisë.
Ndërkohë Z.Tsipras është bërë i ndjeshëm dhe koalicioni i tij ka forcuar disiplinën partiake dhe gjithashtu ne premtimet e tij theksohet se nuk do të ketë më një politikbërje aq të vjetër sa ka qënë dikur. Në një kohë që zyrtarët europianë janë përpjekur maksimalisht të shmangin një qeveri si ajo Syriza.
Përgatiti: Viola Thoma