Zgjedhjet për kreun e Federatës Argjentinase, del një votë më tepër se votuesit

 

Situatë e pazakontë gjatë votimit për zgjedhjen presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Argjentinës, (AFA), aq sa duket diçka e pabesueshme. Një gabim në numërim nxori 76 vota, ndërkohë që  morën pjesë në votim 75 anëtarë të këtij institucioni.

Vendi që ka nxjerrë lojtarë të klasit botëror, si Diego Armqando Maradona, dhe ka fituar dy Kupa Bote, nuk arrin dot të numërojë votata  gjatë zgjedhjeve për presidentin e ri.

Rezultati pas këtij numërimi të çuditshëm ishte barazim, pasi secili prej kandidatëve për kreun e AFA-së, Marcelo Tineli dhe Luis Segura kishin 38 vota në favor.

“Jemi të gjithë të habitur, është shumë e çuditshme që është arritur në këtë barazim. Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që të përjetoja një situatë të tillë”, – tha kandidati Tineli.

Kandidati tjetër, Luis Segura deklaroi se ishte shumë e qartë që kishte një gabim në këto votime. E gjithë kjo situatë do të thotë se AFA do të duhet të përsërisë zgjedhjet.

SHKARKO APP