Zgjedhjet, Rama përdor “dy gishtat” e demokratëve për fushatën e PS: Pse vendosa kështu (Foto)
Simbolin e “dy gishtave” e lidhim gjerësisht me demokratët, por me sa duket nuk mund ta “identifikojmë” më si të tillë. Kryeministri Rama jo vetëm e ka bërë këtë gjest në momentet kur përshëndeste demokratët që qëndronin pranë zyrës së tij, në çadrën e protestës, por tani e ka bërë edhe pjesë të fushatës së tij elektorale.
Nuk dihet nëse kjo do të thotë diçka më shumë pas marrëveshjes Rama-Basha, por ata që duken më të paqartë pas kësaj janë mbështetësit e kryeministrit.
Disa prej tyre kanë komentuar fill pas postimit të Ramës, duke i thënë se kjo i çorienton votuesit.
Por kryeministri Rama është treguar i duruar, duke iu përgjigjur një për një komentuesve të cilët janë bërë të paqartë me “përkatësinë” e simbolit të “dy gishtave”.
KOMENTET
Qytetari: Do I besh lemsh shqiptaret me kete nr 2 sepse historikisht numri 2 dhe shenja me 2 gishta qe ke nxjerr ne foto keto jane simbole te Partise Demokratike. nuk gjeje dot nai numer tjeter mer vlla
Rama: Eshte numri i Partise Socialiste ne fleten e votimit dhe demokratet qe duan ta cojme flamurin kuqezi ne oborrin e Bashkimit Europian do te votojne numrin 2???
Qytetari: Po mos te votojme fare bohet gjo ?
Rama: Bohet po! Bohet qe sic thote ajo shprehja qe ke postuar, krenarine mos ta lesh menjane dhe dinjitetin ta leshosh poshte?
Qytetari:Nje vote KuqeZi
Rama:Mire ben qe ecen krenar ne Skanderbeg Square po e di kush e ka bere?? Prandaj voto nr.2 qe ta bejme te gjithe Shqiperine te hijeshoje si Skanderbeg Square?
Qytetari:Na trego cke ber deri tani qe ta meritosh voton ? … Te flesh gjum , ska vota ?
Rama:Ke ngaterruar faqen Ardit, dhomen e gjumit e ke tek faqja e Lulit?
Qytetari:Ti ngeci ty dy gishtat Sala tani eee ?
Rama:fotot i beke me krenari me punet tona ne sfond kjo ka rendesi?