Zgjedhjet vendore 2027/ Dy datat që po diskutohen dhe harta e re me 46 bashki
Partia Socialiste nuk ka ndërmend të tërhiqet nga reforma e re territoriale, pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave të shfaqura në disa zona. Drafti i hartuar nga qeveria parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, ndërsa synohet edhe riorganizimi i njësive administrative.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar drejtuesit politikë të PS-së për mënyrën se si është komunikuar reforma me qytetarët. Rama ka kërkuar më shumë angazhim për të shpjeguar se ndryshimi i bashkive nuk do të thotë zhdukjen e qyteteve apo njësive administrative.
Në disa zona ka pasur kundërshtime edhe nga kryebashkiakë dhe zyrtarë socialistë. Mes rasteve të përmendura është Bashkia Dimal, e cila sipas draftit do të bashkohet me Beratin. Kryetarët që drejtojnë bashkitë që parashikohet të shkrihen nuk do të kenë më mundësi të garojnë për drejtimin e tyre në zgjedhjet e vitit 2027.
Reforma territoriale duhet të miratohet përpara se Presidenti i Republikës të dekretojë datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sipas deklaratave të socialistëve, zgjedhjet pritet të zhvillohen në maj, me datat 2 ose 9 maj si alternativat e përmendura.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 5022

