Zgjidhen drejtuesit e rinjë të PD Vlorë dhe Pogradec. Vlonjatët zgjedhin një grua si drejtuese

Në Vlorë fituese u shpall Nada Meçorapaj, e cila mori 496 vota ndaj 106 votave të rivaljes Darling Banushi; 13 vota rezultuan të pavlefshme. Meçorapaj ka shërbyer më parë si deputete dhe si sekretare e degës së PD-së në Vlorë.

Në Pogradec, fitues u shpall Oligert Muçllari me 247 vota, ndërsa kundërkandidati Kasëm Galla mori 224 vota; 6 vota u konsideruan të pavlefshme. Muçllari, ekonomist mesti dhe drejtues i komanduar i degës pas primareve, kandidonte për herë të parë për kreun e degës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?