Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK-ut. Gonzato dhe VanHorn monitorojnë procesin në KLP
Zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme.
Ekipet e ndërkombëtarëve kanë shkuar në KLP për të monitoruar procesin e ditës sotme për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.
Mësohet se në KLP kanë shkuar ambasadori Silvio Gonzato, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott dhe përfaqësues të ambasadës holandeze.
Katër kandidatët në garën për kreun e ri të SPAK-ut, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi, Elvin Gokaj, do të prezantojnë platformat e tyre përpara anëtarëve të KLP.
KOHA JONË SONDAZH

