Zheji: Pas dehjes kolektive, kthehemi në jetën e vështirë

 

Dehja kolektive pas kualifikimit për në Europian nuk do zgjasë më shumë se tre ditë, shkruan Artur Zheji në editorialin e radhës në Mapo.

Analisti dhe drejtori i Media Mapo, thekson: “Mirëpo, a na duhet të Ëndërrojmë vetëm për Topshkelmimin, apo kemi edhe Ëndrra pak më të mëdha?

Që lidhen me të përditshmen tonë. Që lidhen me qytetet dhe fshatrat tona hallexhesha. Që lidhen me spitalet tona mjerane. Me luftën e pandërprerë politike dhe shpalosjen e ca egoizmave ekstreme, majtas djathtas, lart apo poshtë.

Që lidhen me një sistem monopolesh që po kolaudohen me shpejtësi të parrëfyer dhe me një ndarje e diferencim klasor, me një polarizim gjithmonë e më ekstrem.

Që lidhen me një Krizë të plotë Idealesh dhe me një grabitje globale të të gjithëve kundër të gjithëve. Ose më saktë, të ca të Pakëve kundër të Gjithëve.

Të një shoqërie që nuk ka besim te Zoti, por vetëm te Paraja.

Të një shoqërie që nuk beson më tek e Vërteta, por lutet gjunjazi te Perëndesha Gënjeshtër”.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

SHKARKO APP