Zheji: Rama kërkon 71 vota për t’u bërë gjysmë mbret

Drejtuesi i portalit 360 Gradë, Artur Zheji tha dje në “Tonight Ilva Tare” se Rama mendon se është një i iluminuar i rrethuar nga errësira.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit që PS-ja duhet të marrë 71 mandate për të drejtuar e vetmja timonin, Zheji thotë se avionët drejtohen nga disa pilotë.

Pjesë nga deklarata:

Zheji: Fotografia e pakënaqësisë nuk lëviz 2013-2017 dhe kemi trend të rritjes së pjesëmarrjes në votime. Ndoshta nuk është një votë kundër PS-së në vetvete, por kundër një personi, i cili mendon se është drita i rrethuar nga errësira, është i iluminuari, që ai di atë që të gjithë tjerët nuk e dinë dhe ai kërkon 71 vota për t’u bërë gjysmë mbret në Shqipëri, ndërkohë që kush e ka kundërshtuar në Partinë e vet o i është thyer një këmbë o është hedhur nga dritarja politikisht.

Ai nuk pranon një zë kundra. Kjo krijon një prirje që shqiptarët të ndërgjegjësohen. Ok nuk kemi gjë me PS-në. Ora aeroplanët drejtohen nga 4 pilotë. Nuk është një kamion i Laçit Shqipëria.

Krasniqi: Pilot i dytë PD apo LSI-ja?

Zheji: Nuk e kam me logot. Duhet të kemi një opozitë të fortë.

SHKARKO APP