Zhilla: Qeveria t’i bëjë konsujt e nderit pjesë të projekteve të saj

“Rrjeti i Konsujve të Nderit, mund të shumfishohet dhe të ketë impakte më të mëdha, në qoftë se në vendet që ju përfaqësoni, të organizoni gjëra të ngjashme me këtë takimin e sotëm dhe të prezantoni mundësitë e biznesit dhe të ekonomisë shqiptare edhe në ato vende. Pra, duke ju konsideruar si ambasada të dyta të shteteve që përfaqësoni, roli juaj është shumë i madh dhe si i tillë duhet respektuar deri në fund. Mendoj se një sfidë të përbashkët e kemi, dhe kjo është sfida e imazhit. Llojet e ndryshme të transportit, qoftë ai rrugor, hekurrudhor, detar dhe atë ajror, ka mundësi konkrete për investime nga ana e atyre që janë të interesuar, grupeve financiare, kompanive të ndryshme të biznesit etj. Nëpërmjet kontratave koncesionare, nëpërmjet formave të ndryshme të partneritetit publik dhe privat, janë segmente rrugore që ne dëshirojmë të investojmë”, theksoi Haxhinasto.

 

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë

Jaka: Të krijohet paketa ku mund të investohet tek ne

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i kërkoi qeverisë që të hartojë një paketë të qartë mbi sektorët ku mund të investohet nga të huajt në Shqipëri. “Është një obligim i çdo qeverie që të ketë një platformë të qartë për t`ju ofruar investitorëve të huaj dhe vendas. Ne jemi të lumtur që sipërmarrësit e huaj kënaqen me investimet e tyre, është shumë e rëndësishme që ministrat të kuptojnë se kur kënaqet një investitor. Një investitor kënaqet kur mundëson kthimin e parave të investuara dhe ne duhet të mundësojmë që këto para të jenë të kthyeshme dhe çdo projekt të ketë fizibilitetin e duhur.”, tha ai.

 

Ilir Zhilla, kreu i Unionit të Dhomave të Tregtisë, kërkoi nga qeveria që të bëjë pjesë të projekteve të saj, Konsujt e Nderit.

“Qeveria shqiptare duhet ti shfrytëzojë dhe duhet të komunikojë në mënyrë permanente dhe të përditëshme, duhet ti informojë, duhet ti pajisi me sa më shumë informacion, duhet ti bëjë pjesë të programeve dhe të projekteve, të saj, pasi në fund të fundit, sidomos në vendet që janë jashtë BE-së, një biznes e vetmja adresë që ka është Konsulli i Nderit të atij vendi”, u shpreh Zhilla.

SHKARKO APP