Zodiaku, si i përjetojnë ndryshimet 12 shenjat e horoskopit

Je fleksibël dhe e hapur si ujori apo ekstremisht e zakonshme si demi?

“Nuk ka asgjë të pandryeshueshme përvec nevojës për të ndryshuar”, thoshte Heraklitus. Por jo të gjithë i përjetojmë ndryshimet në jetë në të njëjtën mënyrë. Reagimet ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ka persona që i mirëpresin me zemër të lehtë ndërkohë ka të tjerë që i përjetojnë me vuajtje ekstreme të brendshme. Ose ka që i gjenerojnë dhe ka që i vuajnë. Yjet na ftojnë për një kuptim më të mirë të vetes dhe Horoskopi na zbulon se si ta jetojmë ndryshimin në bazë të shenjës sonë të Zodiakut.

DASHI – Ti nuk shkon shpesh në kërkim të ndryshimit, por në qoftë se ndodh, e përballon me lehtësi të madhe. Në fakt ju pëlqen të nisni sfida të reja aventureske që mund të testojnë aftësitë tuaja. Je gjithmonë e gatshme për të ndihmuar shokët e tu që janë në panik nga ndryshimi. Ndryshimi i vetëm që mund të frikësojë një person të patrembur si ju mund të jetë një ndryshim  fizik i trupit tuaj. Me një forcë më të vogël fizike nuk do të dini se si të silleni në situata kaq të shumta.

DEMI – për ty ndryshimi është gjithmonë tregues i katastrofës. Ti i dashuron zakonet e tua: ke shpenzuar shumë kohë për t’i konsoliduar ata dhe vetëm ideja që mund të ndryshojnë ju bën të cmendeni. Përballë ndryshimeve të pandryshueshme në jetë, shpesh e shtoni ankthin tuaj, duke e bërë situatën të duket shumë më kritike sec është në realitet. Nuk bën dallim mes ndryshimeve rrënjësore, të tilla si ndryshimi i vendbanimit ose ndryshime kalimtare në disponimin e orendive shtëpiake: për ty janë të dyja një shock.

BINJAKËT – Zakonisht ti ndryshimet i gjeneron, si në jetën tënde ashtu edhe në jetën e tjerëve, të cilët janë të detyruar t’u nënshtrohen  pa alternativa. Të qëndrosh në krahun tënd do të thotë të heqësh dorë nga një jetë statike dhe të qëndrueshme. Çdo gjë mund të ndryshojë nga momenti në moment, dhe ti mëson se duhet të jesh fleksibël dhe e adaptueshme. Por në të vërtetë, pas kësaj fasade, fshihni frikën e mosdijes se si të silleni kur mungojnë këto pika të dobëta që ke ( dhe shpesh bëhet fjalë për persona të dashur).

GAFORRJA – Ju jeni një person i çmendur, madje edhe kur bëhet fjalë për të përballuar një ndryshim, qëndrimi juaj nuk është gjithmonë i njëjtë. Në qoftë se bëhet fjalë për një ndryshim në shtëpinë  ose familjen tuaj, ju dëshpëroheni. Fundi i botës nuk do të ishte asgjë për ta krahasuar. Qan dhe vuan duke u përpjekur të përfshish sa më shumë njerëz të jetë e mundur në dhimbjen tuaj. Një ndarje, një divorc, një djalë që ik nga shtëpia, për ty janë trauma të vërteta. Ndryshimet në punë i përjeton shumë më me qetësi.

LUANI – Nuk ke frikë nga ndryshimet, je një person i guximshëm dhe i patrembur. Por e përballon keq detyrimin për t’iu përshtatur ndryshimeve që dikush ka vendosur në vend tënd. Shpesh shfrytëzoni momentet e ndryshimeve të mëdha për të imponuar autoritetin tuaj ndaj të tjerëve, por për ta bërë këtë, duhet të jeni në gjendje të jetoni me shkëputje edhe ndryshimet që përfshijnë emocionet tuaja. Dhe kur vjen puna te emocionet, ti e sheh që humbet kontrollin. Me pak fjalë, ti nuk i do ndryshimet: ti komandon dhe të tjerët i zbatojnë!

VIRGJËRESHA – Fjala “ndryshim” të shkakton kriza të vërteta nervore. Juve ju pëlqejnë situatat statike, të qëndrueshme dhe lehtësisht të kontrollueshme. Gjithçka që bën duhet të ketë një rregull shumë të saktë. Ke planifikuar jetën tënde për 35 vitet e ardhshme dhe nuk ke marr në konsideratë idenë, rrethanat që nuk varen nga ty, mund të sjellin ndryshime të turbullta. Nuk e përjeton ndryshimin me qetësi dhe kur jeta të detyron ta bësh,tërhiqni anën tuaj më të errët për gjithçka dhe për të gjithë.

PESHORJA – Natyra juaj e lehtë dhe sipërfaqësore të ndihmon që të përjetoni ndryshimet më të paparashikueshme pa u brengosur shumë. Ju preferoni që të zgjedhë fati në vendin tuaj, madje edhe në kurriz të ndryshimit të disa prej zakoneve tuaja. Mund të ndryshosh partner me të njëjtën shpejtësi siç mund të ndryshosh një palë këpucë. Fillimisht nuk e kuptoni se çfarë ka ndodhur dhe pas një koeh ju e kuptoni se keni kaluar një stuhi. Dhe ndoshta forca juaj e vërtetë është e fshehur këtu!

AKREPI – Edhe kur flitet për ndryshim, për ty nuk ekzistojnë gjysmë masat: ose ndryshon gjithçka ose nuk ndryshon asgjë. Ndryshimet drastike, ato që jetohen me dhimbje dhe dramacitet, janë ato që i bëjnë ditët tuaja më të gjalla dhe interesante. Përpjekjet (ato të të tjerëve padyshim) ose ndryshimet graduale ju bëjnë të padurueshëm dhe ju shkakton kriza nervore. Kur e gjen veten të nënshtruar nga një ndryshim i pafat, hakmarrja për atë që është e përcaktuar, është e garantuar.

SHIGJETARI – Për ju, ndryshimet janë hyjnore, dhe nëse ato kanë ardhur në jetën tuaj, sigurisht që ka një motiv më të thellë, se një njeri i zakonshëm si ju mund ta kuptojë. Duke e përballuar çdo ndryshim me buzëqeshje dhe me shpresën që mund ta bëjnë jetën tuaj  edhe më të lumtur dhe emocionuese. Përballë ndryshimeve të padëshiruara, ju nuk humbni kontrollin dhe prisni me besim që zgjidhja shfaqet në mënyrë spontane. Të gjitha për shkak të vëmendjes suaj për rritjen shpirtërore!

BRICJAPI – Ju pëlqen të programoni çdo veprimtari të vetme të jetës suaj, dhe mos u tërhiqni mbrapa, edhe kur njerëzit e tjerë programojnë për ju. E rëndësishme është që të kemi cdo gjë në kontroll para. Ju ndodh gjithashtu që të planifikoni ndonjë ndryshim të vogël herë pas here, sidomos në ambjentin e punës, për të avancuar në karrierë. Megjithatë kur ndryshimi ndalet, transformohesh nga një person i fortë dhe i ashpër në një person të pafuqishëm dhe të pavetëdijshëm, i cili me përulësi u kërkon ndihmë të tjerëve.

UJORI – “Gjithçka ndryshon” është motoja e jetës tënde dhe për ty të ndryshosh është gjithnjë pozitive. Në fakt, ndryshimi është i nevojshëm për rritjen tuaj, si në kontekste të ndryshme të jetës, si të jetë njerëzore ashtu edhe shpirtërore. Ndryshimi ju jep entuziazëm dhe heq mërzitinë. Frika juaj e vërtetë është të kapni veten në situata statike, që nuk lënë hapësirë për ndonjë lloj ndryshimi qoftë të tanishëm, apo të ardhshëm. Ndryshimi është shërimi për të gjitha të këqijat. Dashuria juaj për ndryshimin ju bën të paparashikueshëm!

PESHQIT – Për ju është e natyrshme që ju t’i merrni me lehtësi valët e ndryshimit. Përshtatesh lehtësisht me situatat dhe ndryshimet e reja, edhe kur kjo përfshin disa vuajtje emocionale. Emocionet tuaja janë qendra juaj dhe askush nuk mund t’i ndryshojë. Ndërkohë ndryshoni mendje me shpejtësinë e dritës, dhe për këtë arsye shpesh merrni akuza për mosbindje. Inteligjenca, sipas mendimit tuaj të përulur, është të dini se si ta përshtatni mendjen me risitë që jeta u sjell,të bukura apo të shëmtuara qofshin.

SHKARKO APP