Zogu tregon live dashurinë 5-vjeçare, shuan edhe kureshtjen e lyerjes së buzëve

 

Zogu i Tiranës në transmetim live tregoi sot bashkëjetesën më Angelën, të fejuarën e tij bjonde.

Ai tha se kanë 5 vjet që bashkëjetojnë dhe janë shumë të lumtur.

Madje Angela tha në emisionin e “Aldo Morning Show” se ajo nuk është xheloze që Zogu del herë pas herë me femra të tjera, duke festuar në tallave, ndërsa ai tha të kundërtën se është shumë xheloz për Angelën.

Zogu ka premtuar se për Krishtlindje do të shkojë të shtëpia e prindërve të Angelës për t’u kërkuar zyrtarisht dorën e saj për fejesë, pasi ajo nuk është nga Tirana.

Aldo e ka pyetur Zogu se përse është lyer kaq shumë me make–up dhe ai ka sqaruar që njerëzit duhet ta kuptojnë makiazhin dhe buzët e lyera që ai kishte bërë sot, pasi ky është një grim televiziv dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe nuk ka të bëjë fare me prirjet seksuale.

Angela dhe Zogu kanë sqaruar me detaje marrëdhënien në çift, zënkat dhe dashurinë në “Aldo Morning Show”. Drejtuesi i programit, Aldo e përshëndeti çiftin me një këngë nga fituesi i Eurovisionit.

SHKARKO APP