Zonat e mbrojtura, Koka: 3 milion euro investime nga donatorë të huaj për 2017

Tre milionë euro investime nga donatorë të huaj janë parashikuar për zhvillimin e zonave të mbrojtura vitin e ardhshëm. Shifra u bë publike nga ministri i Mjedisit Lefter Koka në forumin ku u diskutua për koordinimin e  institucioneve për një menaxhim më të mirë të këtyre burimeve u dhanë edhe shifra sipas të cilave ka pasur një trefishim të numrit të turistëve gjatë këtij viti pikërisht në këto zona.

Koka: Investimet në zonat e mbrojtura janë kryer edhe nga donatorë të huaj  në vendin tonë, ku gjatë 2016 janë investuar rreth 6 milionë euro ndërsa vitin e ardhshëm do të vijojnë investime dhe deri më tani janë parashikuar rreth 3 milionë euro. Një vit më parë në zonat e mbrojtura u shënuan 400 mijë vizitorë, ndërsa në këtë vit janë evidentuar rreth 1 mln vizitorë.

Në takim ministrja Ekonomi vuri theksin te ligji për investimet strategjike.

Ekonomi: Ligji i investimeve strategjike kërkon që në një zonë të caktuar do të vendosen investime që kanë të bëjnë me turizmin, por edhe investime të karakterit industrial apo përpunues. Në përgjithësi zonat e mbrojtura lidhen më shumë me ato investime që kanë në fokus turizmin dhe sa herë që ka një iniciative të këtij lloji grupet e punës operojnë me njëri-tjetrin.

Që nga vitit i ardhshëm për herë të parë  në zonat e mbrojtura do të vendosen mbi 200 kamera kurth, të cilat do të ndihmojnë për monitorimin e faunës së egër dhe inventarizimin.

SHKARKO APP