Zoti në qiell, mjeku në tokë

Nga Ilda Lamçe/Është e dhimbshme përbaltja e figurës së mjekut në këtë vend dhe aq më tepër, nga ata që nuk i kanë provuar ndonjëherë vitet e tëra pa gjumë, pafundësinë e librave të lexuar, dhe privimin e kënaqësive të jetës…

Erik Segal ne librin ‘’Mjeket ‘’, jep ne menyre te detajuar shkallet e veshtiresive qe kalojne studentet e mjekesise, e per tu bere Mjek nuk eshte e lehte ! Ne fund ai e mbyll me fjalet : Sido qe  te jete mjeket duhen respektuar sepse shumica e tyre jane ‘’Saint’’ ! Ne Harvard , apo gjetke , kudo neper bote mjeket kalojne nje kalvar te pafund studimesh, kualifikimesh , trajnimesh per te qene ne ndihme te jetes ! Ndaj me respekt per mjeket ata jane miqte tuaj !

NUK e di pse, por kjo me ngjan me rrugen e gjate te SIZIFIT E GURIN E TIJ, ne mitet e antikes…Ai me bemat e tij percon tek njerezit mesazhin e stermundimit te madh… Hadi e dënoi në mënyrë shembullore: që përjetë ta rrokullisë gurin në kodër të lartë, i cili në maje do të rrëshqasë për herë nga dora dhe tërë veprimin do ta filloj sërish. Kjo nuk është vetëm punë e rëndë, por edhe punë pa kurrfarë qëllimi që e bënë të marrë pa kufi. Puna e Sizifit është bërë fjalë e urtë edhe sot. Kuptohet, se Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet ashtu edhe per vuajtjet. Percmimi per perendite, urrejtja per vdekjen dhe pasioni per jeten, bene qe te vuante nje denim te papare, ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje ne asgje. Ky eshte cmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote…

Keshtu dhe mjeket, perpiqen me shume perkushtim te jene ne ndihme te jetes duke sakrifikuar nga vete kenaqesite e saj duke kontribuar e mundesuar rikthimin ne jete te atyre qe perballen me semundjet e me te keqen cdo dite . Duke mos qene shkence ekzakte mjekesia , natyrisht ka dhe deshtime e gjera te paparishikuara, si pasoje e komplikacioneve qe mund te jene fatale per jeten njerezore, por kjo nuk do te thote qe, per cdo arsye duhen fajesuar mjeket .! Ato jane qenie njerezore si te gjithe  , dhe ata jane te ndertuar nga mishi dhe gjaku, kane ndjenja dhe ndergjegje si te gjithe.

Por te besh punen e mjekut ne Shqiperi eshte heroizem. Ne kushtet kur ne spitale mungojne resurset imazherike te sofistikuara, kur mungon infrastruktura per kirurgji abdominale, ne kushtet kur koordinimi i urgjencave nuk eshte ne doren e mjekut, ne kushtet kur reanimacioni i maternitetit nuk funksionon si nje njesi e vertete e terapise intensive, cfare duhet te beje  psh nje mjek gjinekolog para nje diagnoze te veshtire ne kushtet e shtatezanise?

Mjeku e fillon rrugetimin e tij te veshtire,  qe ne hapat e pare qe hedh neper spitale, kur sapo eshte shpallur student. Asgje normale nuk kujtoj kur vura per here te pare kemben ne spital, korridore te gjata, gjithmone te ndricuara, rremuje bluzash te bardha dhe familjaresh, pizhame me vija qe te kujtojne te burgosurit, dhe nje perzierje e cuditshme e eres se ilaceve, me eren e ndenjur te carcafeve te spitalit. Dhe paciente efamiljare, qe presin me ore te gjata ne rradhe…Te presin kaq gjate, per te marre nje sherbim nga nje mjek i vetem qe eshte roje ate nate…Studentet qe levizin kuturu neper dhomat e te semureve, per te marre nje anamneze, duke mos pasur nje godine  per tu mbledhur, organizuar dhe ndarjen e puneve te praktikes…Sa shume strapacime, kalon per ta perfunduar ate shkolle mjekesie !

Cdo njeri eshte perballur te pakten nje here ne jete, me nje situate te tille te siklteshme, ku eshte perplasur neper dyert e spitaleve dhe ne pamundesi per ti ofruar sherbimin e deshiruar sipas standarteve bashkekohore, ka  krijuar kriza besimi , dhe padashur eshte vendosur nje hendek I   madh ne marrdhenien mjek – pacient.

Gjithsesi, si per cdo gje tjeter, ashtu si dhe per arsimtaret , edhe per mjeket, faji kryesor eshte i ketij sistemi te deformuar dhe ketij tranzicioni patologjik. Politikat e gabuara te nje shteti ,lejojne qe populli, te kaloje neper te tilla kriza besimi. Te humbasesh besimin te bluzat e bardha, te arsimi dhe policia eshte deshtimi me i madh i nje vendi demokratik… Per kete nuk kane faj as mjeket, as mesuesit, as policet, por ata qe hartojne pseudopolitika, te cilat krijohen sipas interesave te ngushta, te njerezve qe nuk mendojne me gjate se kaq.

Cdo vit me  qindra mjeke po largohen dhe ata mijera te tjere qe prinderit i cuan te studiojne mjekesine ne Evrope, tashme nuk kthehen pasi idealet e rindertimit dhe rinovimit te vendit jane transformuar ne perndjekjen dhe percdunimin e figures se mjekut. Mjekimi i pakujdesshem ose gabimi mjeksor eshte I pranishem kudo, si ne Europe ashtu dhe ne Amerike. Por mjeku nuk denohet nga prokuroria, se ne spitalin publik nuk I kryen dot te gjitha ekzaminimet , se mungojne aparaturat. Vetem neglizhenca ne trajtim dhe veprimet kriminale mund te trajtohen keshtu.

Nuk eshte e lehte, por a sdo te ishte me mire, te kontribuojme ne nisjen e nje fushate, per ti dhene jete nje shendetesie te reformuar ne te gjitha komponentet e saj , perpara se te akuzojme njeri tjetrin si fajtore e kur askush mos ti marri pergjegjesite persiper?!

SHKARKO APP